RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërohet bllokadë disaorëshe e rrugës në Kastrat të Kurshumlisë – QKMK u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën

paralajmerohet-bllokade-disaoreshe-e-rruges-ne-kastrat-te-kurshumlise-–-qkmk-u-ben-thirrje-qytetareve-te-shmangin-zonen

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se, bazuar në burime të hapura dhe raportime nga mediat online, më 24 dhjetor 2025 është paralajmëruar bllokadë e përkohshme e rrugës në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimit, bllokada do të realizohet nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (SRB) dhe pritet të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50.

QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve dhe udhëtarëve që planifikojnë të kalojnë në këtë drejtim të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe pengesave në komunikacion.

“Ju inkurajojmë që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë,” thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Për çdo informatë shtesë apo përditësim lidhur me situatën në terren, qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606, si dhe në linjën pa pagesë 0800 50095.

QKMK ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe do të njoftojë me kohë për çdo ndryshim eventual.

Related posts

Kina dëbon konsullin e Kanadasë në Shangai

Muhamet Ramadani

Shqipëri, mësuesit në protestë për “depolitizim të arsimit”

Muhamet Ramadani

Nga debati me Trump, te gafa me emrin e Putinit/ Prapaskenat e lamtumirës së presidentit Joe Biden!

admin