RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërohet bojkotim i mësimit nga një klasë në “Dardani” për shkak të orarit

paralajmerohet-bojkotim-i-mesimit-nga-nje-klase-ne-“dardani”-per-shkak-te-orarit

Prindërit e nxënësve të një klase në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë, kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë nga e hëna për shkak të orarit, siç e kanë vlerësuar ata, të papërshtatshëm.

Orari i propozuar për vitin shkollor 2024/25 për këtë klasë është nga ora 15:00 deri në orën 18:25.

Ky orar për prindërit e kësaj shkolle, po ngjallë shqetësim, pasi deklarohen se mësimi në orar të tillë nuk do të jetë efektiv për ta.

Kurse, një ditë më parë, kjo shkollë fillore në një njoftim në Facebook publikoi orarin e ri teksa njoftoi se është rinovuar aneksi dhe nxënësit do të zhvillojnë mësimin vetëm në ambientet e kësaj shkolle. Deri tash, një pjesë e nxënësve mbante mësimin në shkollën “Xhemail Mustafa”.

Siç ka njoftuar shkolla shtunën, së shpejti në të do të nisë renovimi i plotë i shkollës.

E kryetarja e grupit të prindërve, Besarta Rrahamani ka thënë e orari është i parapnueshëm për klasat e dyta.

Sipas saj, fëmijet kanë nevojë për kohë dhe për të luajtur e për të qenë me familjen.

Ajo më tej ka thënë se mësimi në mbrëmje është i dëmshëm për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Related posts

35 organizata e anëtarë të shoqërisë civile thirrje Qeverisë: Plagjiatorët të largohen nga Universiteti i Prishtinës

admin

Ukraina akuza ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse, Pavel Lebed: Po mban qëndrim pro-rus

rezart morina

Greqia do të ofrojë viza të arta për investitorët fillestar

admin6