RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Paralajmërohet ulje e mëtejmë e çmimeve të derivateve

paralajmerohet-ulje-e-metejme-e-cmimeve-te-derivateve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se nga muaji mars çmimi i derivateve do të bjerë dukshëm. Sipas tij, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktim të marzhës së fitimit maksimal, është i njëanshëm, por që thotë se janë duke e respektuar.

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë, ky është vendim i cili është nxjerr pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për t’u nxjerrë është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës, vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 cent, ndërsa me pakicë është 12 cent. Nuk është e mjaftueshme kjo marzhë, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë është shumë i ulët. Çmimi aktual në treg është rreth 1.35 cent për litër.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës, çmimi sot sillet një litër dizel 1 euro e 35 centë, ndërsa benzina 1, euro e 32 centë. Jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, kështu që qytetarët tonë janë duke u furnizuar me çmimi real. Sipas informatave që i kemi nga organizata prodhuese ‘OPEK’, është një realitet dhe pritet që muaji mars të ketë çmim më të lirë të derivateve. Kështu që mendojmë sipas organizatës prodhuese ‘OPEK’ e cila e ka nxjerr një vendim thuhet se fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut në tërë globin”, u shpreh ai.

Ndërsa për kërkesat e opozitës që të largohet përkohësisht akciza e naftës, Berjani i konsideron si të padrejta. Thotë se me të mbushet buxheti i shtetit.

Related posts

Presidenti kinez: Nën udhëheqësinë e Erdoğan-it, Turqia do të tejkalojë fatkeqësinë e tërmetit

admin

Al Jazeera ngre padi në GJNP për vrasjen e gazetares Abu Akleh

admin

Ushtarët francezë largohen nga Nigeri

rezart morina