RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paralajmëroi Iranin, Trump: SHBA ka shkatërruar 10 anije që vendosnin mina në Hormuz

paralajmeroi-iranin,-trump:-shba-ka-shkaterruar-10-anije-qe-vendosnin-mina-ne-hormuz

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim tjetër në mediat sociale lidhur me raportimet për vendosjen e minave në Ngushticën e Hormuzit nga Irani. Trump në Truth Social shkruan se SHBA ka goditur 10 varka të cilat po vendosin mina në zonë.

Ai shtoi se do të ketë edhe raste të tjera ndërsa në një postim të mëparshëm bëri thirrje që Irani të heqë menjëherë minat përndryshe do të ketë pasojë të rëndë për të.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se brenda pak orëve të fundit, kemi goditur dhe shkatërruar plotësisht 10 varka dhe/ose anije joaktive që vendosnin mina, dhe do të ketë edhe të tjera”, shkruan Trump.

Related posts

Palestinë: Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore sot pasdite

Muhamet Ramadani

Tërmet 5.1 ballë në Xinjiang të Kinës

Irfan Jahiu

Kosovë, sot 25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja

admin