RTV AHIRETI
Shkenca dhe teknologjia

Parashikimet “e frikshme” nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë

parashikimet-“e-frikshme”-nga-bill-gates,-27-vjet-me-pare-–-nga-google-maps,-telefonat-inteligjente-e-deri-te-puna-ne-distance

Para shfaqjes së internetit dhe kompjuterëve portativë, ishte e vështirë për këdo të parashikonte se çfarë mund të vinte më pas.

Megjithatë, për oligarkët e teknologjisë si themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, e ardhmja ishte afër, siç tregon një video e zbuluar së fundmi nga viti 1995, përcjell Telegrafi.

Videoja tregon një fjalim nga Bill Gates të quajtur “Rruga përpara”, ku ai parashikoi me saktësi të frikshme se si mund të dukej teknologjia në vitin 2005.

Ai diskutoi për teknologjinë, si Netflix, që do t’i lejonte njerëzit të shikojnë “shfaqjet e tyre të preferuara” sipas kërkesës pa pasur nevojë të presin për një orar televiziv.

Gates diskutoi gjithashtu idenë e konvergjencës dixhitale, ku çdo gjë nga librat dhe arti, deri te filmat dhe dokumentet do të kalonte te kompjuterët.

YouTube player

Ai mendoi se kjo do të çonte në një ‘PC me portofol’ ose një ‘pajisje të vogël që mbani me vete’ me një ekran—domethënë një smartphone, i cili do të dilte në 2005. (iPhone u lançua në vitin 2007).

Gates tha për ‘PC-në portofol’: “Është në gjendje të zëvendësojë vërtet gjithçka që mbani me vete dhe më shumë”.

“Pra, marrja e mesazheve, shikimi i lajmeve më të fundit, shikimi i vendndodhjeve të ndryshme, mbajtja e orarit tuaj, mbajtja e qindra fotografive të fëmijëve tuaj të ruajtura atje, të gjitha ato gjëra janë lehtësisht të mundshme me këtë lloj teknologjie”.

Dhe ndoshta parashikimi më drithërues ishte për të punuar në distancë nga shtëpia duke përdorur internetin.

 

The post Parashikimet “e frikshme” nga Bill Gates, 27 vjet më parë – nga Google Maps, telefonat inteligjentë e deri te puna në distancë appeared first on Lajmi.net.

Related posts

Bie nga sistemi rrjeti social Instagram

admin

‘Bad News Eagles’ i nisin me fitore kualifikueset për ‘Major’, mposhtin Entropiq

admin

Jep dorëheqjen shefja operative e Facebook-ut

admin