RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti i Irakut dënon “shkeljen e hapur” të sovranitetit të Irakut nga SHBA-ja

parlamenti-i-irakut-denon-“shkeljen-e-hapur”-te-sovranitetit-te-irakut-nga-shba-ja

Parlamenti i Irakut dënoi sot sulmet ajrore të SHBA-së mbi selitë e sigurisë në qytetet Babil dhe Anbar, transmeton Anadolu.

“Agresioni i vazhdueshëm i SHBA-së është një shkelje e hapur e sovranitetit të Irakut dhe mosrespektim i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Washingtoni”, tha parlamenti në një deklaratë.

Ai i bëri thirrje qeverisë irakiane “të përshpejtojë zbatimin e një vendimi parlamentar për tërheqjen e plotë të forcave të huaja nga Iraku pasi prania e tyre kërcënon sigurinë, stabilitetin dhe sigurinë e popullit irakian”.

Më herët, qeveria irakiane i quajti sulmet ajrore të SHBA-së si “shkelje të sovranitetit të Irakut”.

Të martën, sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se kanë kryer sulme kundër tri objekteve të përdorura nga grupi i mbështetur nga Irani Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin në Irak, në vazhdën e sulmeve kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri.

“Këto sulme precize janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sërë sulmesh përshkallëzuese kundër personelit të SHBA-së dhe koalicionit në Irak dhe Siri nga milicitë e sponsorizuara nga Irani”, tha ai në një deklaratë.

Sulmet hakmarrëse erdhën disa ditë pasi raketa të shumta shënjestruan bazën ushtarake Ain al-Asad të Irakut, ku strehohen trupat amerikane.

Sulmi u mor përsipër nga Rezistenca Islamike në Irak, një rrjet milicish që ka pranuar përgjegjësinë për dhjetëra sulme së fundmi ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit në Irak.

Tensionet janë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme që kur Izraeli nisi një sulm shkatërrues kundër Rripit të Gazës si hakmarrje për një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Bazat e SHBA në Irak dhe Siri janë sulmuar nga grupet e mbështetura nga Irani, teksa vazhdojnë sulmet nga grupi Huthi i Jemenit i mbështetur nga Irani ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Related posts

Ursula Von der Leyen synon një mandat të dytë, por ende ka nevojë për një marrëveshje! Nga çfarë përcaktohet “fati” i saj

admin

I mbijetoi kancerit të gjirit, gruaja e presidentit të Sirisë diagnostikohet me leuçemi! Kush është Asma al-Assad, rrugëtimi i saj nga “Trëndafili i shkretëtirës” në “zonjën e hekurt”

admin

Shtohen paralajmërimet për zinë e urisë në Rripin e Gazës, popullsia në rrezik nga mungesa e ushqimit! OKB: Do të përdoret si “armë lufte” nga Izraeli

admin