RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partia e kryeministres Sanae Takaichi fiton me mazhorancë në zgjedhjet e parakohshme në Japoni

partia-e-kryeministres-sanae-takaichi-fiton-me-mazhorance-ne-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-japoni

Partia e kryeministres japoneze Sanae Takaichi ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke siguruar mazhorancë në dhomën e ulët të parlamentit.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, Partia Liberaldemokrate (LDP) e Takaichit fitoi 316 nga gjithsej 465 ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve, organi më i fuqishëm legjislativ në Japoni.

Rezultati i jep qeverisë një kontroll të fortë mbi proceset ligjvënëse dhe pritet të forcojë pozitën politike të kryeministres në drejtimin e vendit në periudhën e ardhshme. /mesazhi

Related posts

Kryetari i Parlamentit të Iranit fluturim sekret drejt Pakistanit, mediat: SHBA dhe Izraeli dhanë miratimin

admin

BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

admin

Mehaj: Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur

admin