Partia Laburiste e Britanisë fitoi një shumicë të madhe në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik me 410 vende, sipas sondazheve dalëse të zgjedhjeve të parakohshme të së enjtes, transmeton Anadolu.
Diferenca e laburistëve do të thotë se partia do të ketë një shumicë prej 170 vendesh në parlament, tregojnë sondazhet e përgatitura nga IPSOS UK për transmetuesit britanikë.
Lideri laburist Keir Starmer do të zëvendësojë Rishi Sunakun si kryeministër i ri.
Miliona votues në gjithë Mbretërinë e Bashkuar hodhën votat e tyre për të zgjedhur 650 anëtarë të Dhomën së Ulët të parlamentit.
Konservatorët e qendrës së djathtë kanë qeverisur vendin që nga viti 2010. Pasi ka siguruar fitore në tri zgjedhjet e fundit të përgjithshme – 2015, 2017 dhe 2019 – partia është parashikuar të fitojë 131 vende.