RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partia Laburiste e Britanisë fiton shumicën në zgjedhje, i jep fund 14 viteve të qeverisjes së konservatorëve

partia-laburiste-e-britanise-fiton-shumicen-ne-zgjedhje,-i-jep-fund-14-viteve-te-qeverisjes-se-konservatoreve

Partia Laburiste e Britanisë fitoi një shumicë të madhe në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik me 410 vende, sipas sondazheve dalëse të zgjedhjeve të parakohshme të së enjtes, transmeton Anadolu.

Diferenca e laburistëve do të thotë se partia do të ketë një shumicë prej 170 vendesh në parlament, tregojnë sondazhet e përgatitura nga IPSOS UK për transmetuesit britanikë.

Lideri laburist Keir Starmer do të zëvendësojë Rishi Sunakun si kryeministër i ri.

Miliona votues në gjithë Mbretërinë e Bashkuar hodhën votat e tyre për të zgjedhur 650 anëtarë të Dhomën së Ulët të parlamentit.

Konservatorët e qendrës së djathtë kanë qeverisur vendin që nga viti 2010. Pasi ka siguruar fitore në tri zgjedhjet e fundit të përgjithshme – 2015, 2017 dhe 2019 – partia është parashikuar të fitojë 131 vende.

Related posts

SHBA, regjistrimet audio të publikuara së fundmi të Bidenit nxjerrin në pah problemet me kujtesën

admin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për kufizimin e kompetencave të luftës së Trumpit ndaj Iranit

admin

Kanada: Ofensiva e Izraelit në Rafah është “e papranueshme” sepse palestinezët “nuk kanë ku të shkojnë”

admin