RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partia tuniziane thotë se nuk do të pranojë marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë

partia-tuniziane-thote-se-nuk-do-te-pranoje-marreveshje-me-huadhenesit-nderkombetare

Një nga partitë kryesore politike të Tunizisë, Partia e Lirë Kushtetuese, tha të dielën se nuk do të njihte asnjë marrëveshje që Tunizia bën me huadhënësit ndërkombëtarë në këmbim të reformave jopopullore, kërcënimi i fundit për një marrëveshje të mundshme me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Drejtori i Lindjes së Mesme në FMN, Jihad Azour, do të vizitojë Tunizinë të hënën dhe do të takohet me presidentin Kais Saied, në një tregues se negociatat zyrtare mund të fillojnë së shpejti për një paketë shpëtimi.

Tunizia, e cila përballet me një krizë financiare, po kërkon një marrëveshje për një hua prej 4 miliardë dollarësh nga FMN-ja në këmbim të një pakete reformash jopopullore për të mbështetur financat e saj publike në vështirësi, shkruan Reuters.

Paketa e reformës së qeverisë përfshinte një ngrirje pagash dhe shkurtime në subvencionet e ushqimit dhe energjisë.

Partia e cila sipas sondazheve do të fitojë me një diferencë të madhe ndaj rivalëve në çdo zgjedhje parlamentare, iu bashkua unionit UGTT në refuzimin e reformave ekonominë të kërkuara nga FMN-ja.

Sindikata e fuqishme UGTT, me një milion anëtarë, hyri në grevë të enjten dhe bllokoi pjesën më të madhe të Tunizisë, për shkak të planeve të reformës ekonomike të qeverisë, duke rritur presionin ndaj presidentit, Kais Saied.

“Ne nuk do të njohim asnjë zotim financiar apo hua ndërmjet qeverisë dhe institucioneve donatore ndërkombëtare”, thuhet në një deklaratë të partisë.

Partia udhëhiqet nga Abir Moussi, një mbështetës i presidentit autokrat Zine El Abidine Ben Ali, i cili u rrëzua nga protestat masive në revolucionin e vitit 2011. /koha

Related posts

OBSH e shqetësuar për rritjen e numrit të personave të infektuar me COVID-19 në Kinë

admin

“Duhet të jesh në burg” – Kush është eurodeputetja që sulmoi Ursula Von der Leyen: Ju jeni përgjegjëse për çdo tragjedi

admin

Sulmet izraelite në Liban, vritet komandanti i Hezbollahut, Ibrahim Aqil! Kush është lideri që bombardoi ambasadën e SHBA në 1983

admin