RTV AHIRETI
FutbollLajmeSportTurqi

Pas 12 ditësh kërkime, Christian Atsu gjendet i vdekur nën rrënoja pas tërmetit të tmerrshëm në Turqi

pas-12-ditesh-kerkime,-christian-atsu-gjendet-i-vdekur-nen-rrenoja-pas-termetit-te-tmerrshem-ne-turqi

Atsu ishte pjesë e skuadrës turke Hatayspor, derisa ishte në banesën e tij në momentin që kishte ndodhur tërmeti dhe që nga ajo ditë përkundër përpjekjeve të mëdha nuk mundej të nxirrej i gjallë.

Ka qenë menaxheri i lojtarit, Nana Sechere që ka konfirmuar vdekjen e ish-reprezentuesit të Ganës.

“Me zemër të thyer më duhet t’iu njoftoj të gjithë dashamirësve që fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre”, ka shkruar menaxheri i futbollistit.

Të gjithë familjarët e Atsu ndodhen në qytetin e Hatayt duke pritur nxjerrjen e trupit të ganezit.

Por përkundër se trupi i Atsu u gjet, në të njëjtën ndërtesë jetonte edhe drejtori sportiv i Hatayspor Taner Savut, por trupi i tij deri më tani ende nuk është nxjerrë.

Related posts

Palestina dënon vizitën e ministrit izraelit në Xhaminë Al-Aksa

admin

Protestë në Prishtinë, kërkohet të lejohet tërheqja e 30 për qindëshit nga Trusti

admin

Erdoğan: Turqia përballet me një nga ka fatkeqësitë më të mëdha të historisë së saj

rezart morina