RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi

pas-200-oresh-shpetohen-kater-persona-nga-rrenojat-ne-turqi

Katër persona të tjerë janë shpëtuar gati 200 orë pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë, por shpresat po shuhen për gjetjen e më shumë të mbijetuarve nga rrënojat e asaj që OBSH-ja e ka quajtur katastrofën më të madhe natyrore në 100 vjet.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur në 38,000 të martën, me 31,974 vetëm në Turqi.

Muhammed Cafer, 18 vjeç, u nxor nga rrënojat në Kahramanmaras dhe mund të shihej teksa lëvizte gishtat, pak pasi Muhammed Yeninar, 17 vjeç, dhe vëllai i tij Baki, 21 vjeç, u gjetën të gjallë në një pjesë tjetër të rajonit turk, raportoi The Guardian.

Po ashtu, u raportua se një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në Hatay 203 orë pas tërmetit.

Nënsekretari i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se fazës së shpëtimit “po i vjen fundi”, me fokusin tani që kthehet te strehimi dhe ushqimi.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka thënë se ekipet e shpëtimit po përballen me “katastrofën më të rëndë natyrore në rajon në një shekull”, duke shtuar se rimëkëmbja do të kërkojë “përpjekje fenomenale”. /koha

Related posts

Athina mbyll Akropolin dhe shkollat ​​për shkak të nxehtit ekstrem

RTI

NJË TURIST BRITANIK PËRPIQET TË VARROS ESHTRAT E NËNËS SË TIJ NË TEMPULLIN ABU SIMBEL TË EGJIPTIT

RTI

Gjermania dhe Italia mbështesin heqjen graduale të masave ndaj Kosovës

RTI