RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Hatay, një shtetase e huaj u shpëtua nga rrënojat 203 orë pas tërmetit

hatay,-nje-shtetase-e-huaj-u-shpetua-nga-rrenojat-203-ore-pas-termetit

Në Antakya të provincës Hatay u shpëtua një grua me shtetësi të huaj nga rrënojat 203 orë pas tërmetit me qendër Kahramanmaraş, e cila cilësohet si “katastrofa e shekullit”, raporton Anadolu.

Pas tërmeteve që prekën dhjetë provinca në rajonet e Mesdheut, Juglindor dhe Anadollit Lindor, përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në Hatay.

Në punën e kërkim-shpëtimit të kryer nga ekipet në rrënojat e ndërtesave në Antakya, një grua e huaj 25-vjeçare e quajtur Dima u shpëtua 203 orë pas tërmetit.

Gruaja që u nxor nga rrënojat u dërgua në spital.

Related posts

Zyrtarja e lartë franceze: Partia gjermane AfD paraqet “rrezik për stabilitetin evropian”

Muhamet Ramadani

SHBA-ja ofron ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vlera 775 milionë dollarë

admin

Nga kufiri me Serbinë te vija ajrore, trupat e KFOR-it kryejnë patrullime në Kosovë

admin