RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Belgjikës, protestat e Francës përhapen edhe në Zvicër

pas-belgjikes,-protestat-e-frances-perhapen-edhe-ne-zvicer

Protestat e rrugës që shpërthyen dhe vazhduan pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael M. nga policia franceze më 27 qershor, pas Belgjikës, janë përhapur edhe në Zvicër, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin zviceran, protestat janë përhapur edhe në Lozanë të Zvicrës.

Shtatë persona janë arrestuar në protestën në Lozanë, ku 100 të rinj u mblodhën për të mbështetur demonstratat në Francë. Raportohet se të arrestuarit janë të moshës 15-24 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, demonstruesit kanë thyer xhamat e dyqaneve në rrugën lagjen Flon dhe Rrugën Geneve dhe derën hyrëse të një zinxhiri librarish.

Rreth 50 policë bashkiakë janë vendosur për të ndërhyrë në incidente, ndërkohë që të rinj të maskuar hodhën me gurë dhe një koktej molotovi në drejtim të policisë.

Në videot që u përhapën në rrjetet sociale shihet policia duke ndjekur një grup në rrugë.

Më parë, protestat ishin përhapur edhe në Belgjikë, ku policia arrestoi 144 persona.

Franca është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M., me prejardhje nga Afrika e Veriut, në periferi të Parisit më 27 qershor.

Oficeri përballet me një hetim zyrtar për vrasje me dashje dhe është vendosur në paraburgim.

Rreth 2.000 persona janë arrestuar gjatë protestave, ndërsa më shumë se 200 policë janë plagosur.

Related posts

Putin shpreh shqetësimin për vd’ekjet e civilëve në Ga’za në takimin me Abbas

rezart morina

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj

admin

U diskutua për tema si emigracioni, ekonomia dhe të drejtat e abortit, performanca e Biden në debat ngjall shqetësim te demokratët

admin