RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Britanisë, edhe Danimarka do t’i dërgojë azilkërkuesit në Ruandë

pas-britanise,-edhe-danimarka-do-t’i-dergoje-azilkerkuesit-ne-ruande

Ashtu si Britania e Madhe edhe Danimarka do t’i dërgojë në Ruandë azilkërkuesit, që aplikimet e tyre të shqyrtohen në këtë vend afrikao-lindor dhe jo në Danimarkë. Qeveritë e të dy vendeve nënshkruan deklaratën politike.

Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë. Qeveritë e të dy vendeve ranë dakord përmes një deklarate politike, që thekson dëshirën për forcimin e bashkëpunimit në politikën e azilimit dhe migracionit.

Të dy vendet e konsiderojnë sistemin aktual të azilmit si jofunksional, deklaroi Ministria daneze për të Huajt dhe Migracionin. Për këtë nevojiten zgjidhje. Një ndër zgjidhjet është përpjekja e përbashkët për një mekanizëm për dërgimin e azilkërkuesve nga Danimarka në Ruandë, në mënyrë që të shqyrtohet atje procesi i aplikimit për azil dhe krijimi i mundësisë për mbrojtjen e tyre.

Shumica në parlamentin danez në korrik 2021 miratoi një ligj, që mundëson hapjen e qendrave të azilimit në vende të tjera. Në këtë mënyrë autoritetet mund t’i transferojnë azilkërkuesit në vende të treta, ku ata të presin deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre në Danimarkë. Komisioni i BE-së e kritikoi këtë projekt dhe bëri të qartë atëherë, se mund të ndjekë edhe hapa ligjorë, në rast se këto plane zbatohen.

Pakti britanik për azilin me Ruandën

Edhe Britania e Madhe ndjek plane të ngjashme me Ruandën. Gjykata e Lartë në Londër, High Court, ndërkohë është duke shqyrtuar paktin e diskutueshëm britanik me Ruandën. Kjo marrëveshje parashikon, që njerëzit, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe pavarësisht prejardhjes së tyre dhe pa iu shqyrtuar kërkesën për azil të dërgohen në Ruandë. Atje atyre duhet t’u jepet mundësia të aplikojnë për azilin.

Nëse atyre u takon e drejta e azilimit, ata duhet të qendrojnë në Ruandë. Në rast të kundërt ata i kërcënon kthimi në atdhe. Organizata e Ndihmës për Refugjatët e OKB-së i konsideron këto plane si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ipeshkvët e Anglisë e quajnë këtë “një turp për Britaninë e Madhe”. Shumë azilkërkues si dhe organizatat e refugjatëve kanë ngritur padi kundër qendrimit të qeverisë britanike.

Me këtë plan synohet që të stepen njerëzit për të mos ndërmarrë hapa për hyrjen ilegalisht në Britaninë e Madhe. Deri tani sidoqoftë asnjë emigrant nuk është dërguar në Ruandë: Në qershor një fluturim i planifikuar për këtë qëllim u pezullua bazuar në një gjykim të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kryeminstrja e re britanike Liz Truss, e cila deri tani ka qenë ministre e Jashtme, premtoi, se megjithatë do t’u përmbahet këtyre planeve. /dw

Related posts

Gaza, vazhdon zhvarrosja e trupave të varrosur në oborrin e spitalit Al-Shifa

admin

Video – Bojkot dhe fërshëllima ndaj ekipit izraelit në Tiranë

admin

Alarm në Azi për virusin “Nipah”, rastet po shtohen! Nuk ka vaksinë dhe përqindje të lartë vdekshmërie! Forcohen kontrollet në kufi, ja si shkaktohet dhe transmetohet

admin