RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas Hamzës, Kurti pritet të takojë Abdixhikun për çështjen e presidentit

pas-hamzes,-kurti-pritet-te-takoje-abdixhikun-per-ceshtjen-e-presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të dielën me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përbashkët lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Pas takimit, Kurti – partia e të cilit ka 57 deputetë në Kuvend – bëri të ditur se diskutimet janë fokusuar në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai paralajmëroi gjithashtu një takim edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Sipas Kurtit, për zgjedhjen e presidentit kërkohet vota e dy të tretave të deputetëve, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërpartiak. Ai e përshkroi bisedën me Hamzën si konstruktive dhe pozitive, duke theksuar se kreu i PDK-së, që përfaqëson 22 deputetë në Kuvend, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim në çështje me rëndësi shtetërore dhe kombëtare.

Ndërsa, pas takimit, Hamza, ka thënë se partia e tij nuk do të jenë pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesin kandidatura që nuk e përfaqësojnë unitetin qytetar.

Related posts

Nga viti 2021 mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën

Muhamet Ramadani

VOA: Bisedimet SHBA-Kinë mes përpjekjeve për të shmangur një konflikt të padëshiruar

admin

Vazhdojnë përleshjet në Darfurin Perëndimor ndërsa mungesa e ushqimit dhe ujit përkeqësohet

Muhamet Ramadani