RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Italisë dhe Gjermanisë presidenti Zelensky viziton Parisin

pas-italise-dhe-gjermanise-presidenti-zelensky-viziton-parisin

Në vazhdën e vizitave në Gjermani dhe Itali, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Paris në mbrëmje për bisedime me presidentin francez Emmanuel Macron.

Pas uljes në një aeroport ushtarak pranë kryeqytetit francez, ai u prit nga kryeministrja franceze Élisabeth Borne dhe ministrja e Jashtme Catherina Colonna.

”Udhëheqësi ukrainas do të pritet për darkë nga presidenti francez Emmanuel Macron”, kishte thënë më parë zyra presidenciale, pa dhënë një orar të saktë për takimin.

”Gjatë takimit, Macron synon të riafirmojë mbështetjen e vendosur të Francës për Ukrainën”, sipas Pallatit Elysee.

Udhëtimi i fundit i Zelensky jashtë Ukrainës e ka çuar atë në Romë, Berlin dhe qytetin gjermanoperëndimor të Aachen, më pak se 400 kilometra në verilindje të Parisit, ku ai mori çmimin prestigjioz Charlemagne. /atsh

Related posts

Kosova anëtare themeluese e Bordit të Paqes/ Çka i shkroi Trump, Osmanit?

RTI

Toshkovski-Koçiu: Shkupi dhe Tirana synojnë sistemin “one-stop-shop” në të gjitha pikat kufitare para verës

Kushtrim Guraj

Hakan Fidan nga Oksfordi: Izraeli, emri i vërtetë i kërcënimit global!

Hevzi