RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

pas-kercenimeve-te-vazhdueshme,-trump-paralajmeron-nje-marreveshje-me-kuben

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar dialogun me autoritetet kubane, dhe sipas presidenti amerikan bisedimet mund të çojnë edhe në një marrëveshje.

“Po flasim me kubanezët, zyrtarët e lartë në Kubë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Kubën”. Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, aleatin kryesor të Kubës, Trump e ka kërcënuar vazhdimisht qeverinë e ishullit komunist.

Trump, i cili tashmë ka ndaluar dërgesat e naftës venezueliane në Kubë pas arrestimit të Nicolas Maduros në fillim të janarit, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që thotë se Uashingtoni “mund” të vendosë tarifa, me një shumë të paspecifikuar, për vendet që shesin naftë në Havanë, duke pretenduar se Kuba përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. /abcnews

Related posts

Kërkojnë largimin e tij nga gara presidenciale, Biden letër demokratëve të Kongresit amerikan: Nuk do jap dorëheqjen, mund ta mposht Trump-in!

admin

Blinken vizitë në Turqi, pritet të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti

admin

“Prishtina duhet të kishte ndërhyrë që kur u dha aktakuza për krime lufte”, ish-ambasadori: Gjyqi ndaj 4 ish-liderve të UÇK-së nuk fitohet me telefonata, duhet të luftojnë në Apel

admin