RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas një jave, KEK rikthen në operim njësinë A5 të Termocentralit “Kosova A”

pas-nje-jave,-kek-rikthen-ne-operim-njesine-a5-te-termocentralit-“kosova-a”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim, pas ndërhyrjeve teknike të realizuara ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, rikthimi i njësisë A5 është bërë pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara, duke u përmbushur të gjitha kriteret teknike dhe të sigurisë të nevojshme për vazhdimin e operimit të rregullt.

KEK ka bërë të ditur se aktualisht Termocentrali “Kosova A” operon me tri njësi gjeneruese aktive, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit me energji elektrike në vend.

“KEK Sh.A. shpreh falënderim të veçantë për stafin teknik dhe gjithë punonjësit e Termocentralit Kosova A, për angazhimin profesional, punën e palodhshme dhe reagimin e shpejtë në adresimin e situatës teknike. Korporata Energjetike e Kosovës – KEK Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe të përgjegjshëm, në funksion të interesit publik dhe sigurisë energjetike të vendit”, thuhet në njoftim.

Related posts

Pse po fundoset qyteti më i madh në botë me 42 milionë banorë dhe cili është shpëtimi?

admin

Italia: SHBA-ja nuk ka kërkuar përdorimin e bazave tona për sulmet ndaj Iranit

Hevzi

Inkursioni verilindor i Rusisë, ushtria e Putin pretendon se ka marrë kontrollin e nëntë fshatrave kufitare në Kharkiv

admin