Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviç, në seancën e sotme të qeverisë njoftoi se Mali i Zi nis programin e tij hapësinor.
“Mali i Zi po nis programin e tij hapësinor dhe po fillon zhvillimin e satelitit Lucha, i cili duhet të lëshohet në hapësirë. Ai do të financohet nga Fondi i Inovacionit. Nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, kërkon shumë punë. Por Mali i Zi do të hapë një tjetër perspektivë, e cila është të bëhet një komb që merr pjesë në aktivitetet e vendeve të tjera të botës”, tha Abazoviç.
Ai bëri të ditur se do të mbështesë novatorët me para nga qytetaria ekonomike. /gazetashqiptare