RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas reshjeve, i ftohti përfshin Kosovën – temperaturat do të bien deri në -12°C gjatë javës

pas-reshjeve,-i-ftohti-perfshin-kosoven-–-temperaturat-do-te-bien-deri-ne-12°c-gjate-javes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për javën e ardhshme, nga 12 deri më 16 janar 2026, duke paralajmëruar depërtim të masave të ftohta ajrore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

Sipas IHMK-së, pas reshjeve rekorde që kanë përfshirë pothuajse gjithë Kosovën ditët e fundit, situata meteorologjike është stabilizuar sa i përket reshjeve, por java do të karakterizohet me mot të ftohtë.

Temperaturat minimale gjatë mëngjeseve pritet të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ditore gjatë mesditës do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe juglindja, e lehtë deri mesatare.

Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica, ndërsa vende-vende pritet të ketë edhe mjegull, çka mund të vështirësojë qarkullimin rrugor.

Nga IHMK këshillohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, veçanërisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit.

Related posts

Pavarësisht luftës, qyteti ukrainas pret 30 000 pelegrinë hebrenj

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Bangladesh përshëndeten si “fitore e demokracisë”

Hevzi

Arrestohet zyrtari komunal në Deçan, dyshohet se mori ryshfet rreth 2 mijë euro nga mërgimtarët

admin