Fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë u prezulluan të enjten për shkak të rrëzimit të një rakete të saj mërkurën. Administrata Federale e Aviacionit ndaloi përdorimin e raketave “Falcon 9” të kompanisë SpaceX për dërgimin e sondave dhe pajisjeve në hapësirë dhe urdhëroi një hetim pas aksidentit, që ndodhi para agimit në brigjet e Floridës.