RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 100 policë të lënduar në Francë në protestat për 1 Maj – VIDEO

mbi-100-police-te-lenduar-ne-france-ne-protestat-per-1-maj-–-video

Të paktën 108 policë janë lënduar në përplasjet me protestues nëpër Francë më 1 Maj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Francës, raporton BBC.

Protestuesit të zemëruar me reformat e fundit pensionale, janë përplasur me forcat policore.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se është e pazakontë lëndimi i një numri kaq të madh të policëve. Ai ka shtuar se 291 persona janë arrestuar në trazirat në ditën e hënën.

Qindra e mijëra persona kanë marrë pjesë në demonstratat për 1 maj, për të kundërshtuar reformat pensionale të iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Shumica ishin paqësore, por grupe radikale hodhën koktej molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të policëve.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës e duke përdorur kamionë me ujë.

Nuk është njoftuar ende se sa protestues janë lënduar.

Presidenti i Francës, Macron, përkundër kundërshtimeve të shumta rriti moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se në protestat e të hënës kanë marrë pjesë afro 782 mijë persona, rreth 112 mijë vetëm në Paris.

Mirëpo, sipas shoqatave sindikale thuhet se shifra është trefishtë më e madhe.

Në Paris, një polic ka marrë djegie serioze në duar dhe fytyrë pasi është goditur nga një koktej molotovi.

Po ashtu pati dhunë edhe në Lyon e Nantes, ndërsa në Marseille u raportua se policët shkurtazi okupuan një hotel luksoz. /koha

Related posts

Netanyahu: E nxituar të thuhet se u arrit marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin

admin

Zbardhet agjenda e takimit Kurti-Vuçiq, në fokus propozimi evropian

rezart morina

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

admin