RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas shqetësimit të SHBA-së dhe BE-së për dinarin, BQK sqaron rregulloren e re

pas-shqetesimit-te-shba-se-dhe-be-se-per-dinarin,-bqk-sqaron-rregulloren-e-re

Shtetet e Bashkuara dhe BE, para disa ditësh e kanë parë me shqetësim vendimin e BQK-së për dinarin serb.
Këto shtete reaguan sa i përket vendimit, thanë që janë të shqetësuar për vendimin e BQK-së, dhe kanë bërë thirrje që vendimi të shtyhet në një periudhë më të përshtatshme.

BQK-ja sot ka dalë me 20 sqarime se si mund ta shfrytëzojnë qytetarët Rregulloren e Re.

Banka Qendrore ka shqaruar se ky vendim është marrë në baza ligjore, dhe kanë cekur se valuta e vetme në qarkullim në Republikën e Kosovës është euro. Tutje në sqarim thuhet se “valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.

“Valuta e vetme e vlefshme të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar te pagesave (SNP/KIPS) në Republikën e Kosovës është Euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është autoriteti i vetëm monetar në Republikën e Kosovës që mund të vendosë për valutën e vlefshme për kryerjen e pagesave dhe denominimet përkatëse. Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor. Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.”

BQK-ja prapë thekson se valuta e vetme si mjet i ligjshëm për pagesa është vetëm euro, thuhet në saqrim.

“Valutë e vlefshme për pagesë si mjet pagese i ligjshëm është vetëm Euro. Valutat tjera jo euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim. Megjithatë, subjekt i kësaj Rregulloreje nuk janë aspektet e transaksioneve vullnetare ndërmjet palëve dhe rreziqet që bartin transaksionet e tilla janë përgjegjësi e palëve të përfshira në to.”

Tutje BQK sqaron se personat juridik që nuk janë të licencuar nga BQK, për ushtrimin e veprimtarisë financiare bankare ose jobankare në Republikën e Kosovës, nuk kanë të drejtë të bartin dhe transportojnë kartëmonedhat.

Related posts

Vjosa Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve

admin

Të paktën 7 të vd’ekur në su’lmet iz’raelite në Siri

RTI

Rusia konfirmon se do të aneksojë të premten rajonet e Ukrainës ku u mbajt referendumi

admin