RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ndihma sanitare është thelbësore prej frikës së sëmundjeve

pas-termetit-shkaterrimtar-ne-turqi,-ndihma-sanitare-eshte-thelbesore-prej-frikes-se-semundjeve

Në Antakia të Turqisë, të pastrehët e tërmetit tragjik qëndrojnë mes rrënojave dhe shprehin shqetësimin për mungesën e mjeteve sanitare dhe aksesin te uji i pastër.

Disa rreshta tualetesh portative kanë nisur të vendosen pranë kampeve të përkohshme, por kërkesa është shumë më e madhe se furnizimi.

18-vjeçari Sedef i cili priste të niste universitetin sivjet, thotë se megjithëse shpëtoi nga tërmeti, tani është tmerri i sëmundjeve.

Frika e sëmundjeve është përhapur mes rajoneve të shkatërruara të katastrofës që tashmë nuk mund të plotësojë nevojat bazë, duke përfshirë dhe ato për tualete.

Tragjedia e javës së shkuar ka vrarë rreth 40,000 njerëz në disa zona të Turqisë jugore dhe të Sirisë veriore, duke u bërë katastrofa më e madhe e disa shekujve.

Miliona njerëz pritet të zhvendosen dhe të tjerë kanë qëndruar me rrënojat, duke u mbledhur pranë zjarreve në motin e ftohtë, me mungesa ushqimi e mjekimesh.

Janë pak ndërtesat e mbetura në këmbë që kanë ende tualete apo dushe pasi shumica u shkatërruan mëngjesin e 6 shkurtit.

Një grup vullnetarësh po punon duke shpërndarë ndihma mjekësore bazë për të mbijetuarit në Antakia, teksa priten ende ndihmat shtetërore për qytetin e shkatërruar.

Vullnetarët aktualë presin rreth 1,000 pacientë në ditë në Antakia.

“Shumë njerëz këtu janë të moshuar ata nuk kanë dashur të largohen”, thotë doktori Onur Karahanci i Shoqërisë Mjekësore Turke. /tch

Related posts

Ministrja e Jashtme gjermane: Nuk do të lejojmë që Rusia të çojë botën drejt urisë

admin

Itali, zjarret pyjore shkaktojnë dëme në Sicili

Muhamet Ramadani

Tërhiqen nga qarkullimi në Kosovë mbi 180 mijë kartëmonedha 500-euroshe

admin