RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas trazirave, Kazakistani në zgjedhje të parakohshme parlamentare – VIDEO

pas-trazirave,-kazakistani-ne-zgjedhje-te-parakohshme-parlamentare-–-video

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po mbahen sot në ish-republikën sovjetike të Kazakistanit.

Qendrat e votimit në vendin e Azisë Qendrore, i cili ka dy zona kohore, do të mbyllen të dielën në orën 20:00.

Vendi prej 19 milionë banorësh është ende i tronditur nga protestat e ashpra të vitit të kaluar, të cilat presidenti Kassym-Jomart Tokayev i shtypi brutalisht në shumë vende dhe që çuan në vdekjen e më shumë se 200 njerëzve.

Kritikët akuzojnë Tokajevin, i konsideruar autoritar, se dëshiron të konsolidojë pushtetin e tij kryesisht nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Në prag të zgjedhjeve, Tokayev nisi disa reforma dhe premtoi një proces demokratizimi. Si rezultat, të 98 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit kazak tani zgjidhen drejtpërdrejt.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vlerësuan disa risi, si ulja e pragut për hyrjen në parlament nga 7% në 5% dhe pranimi i kandidatëve jopartiakë. /atsh

Related posts

Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet

rezart morina

I refuzohet ankesa: Specialja ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

admin

Mjekë të huaj punojnë në Kosovë pa licenca

rezart morina