Kreu i Patriarkanës Armene në Turqi, Sahak Mashalian, ka dënuar parodinë e Darkës së Fundit në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Mashalian tha të hënën se rishfaqja kishte për qëllim “të poshtëronte besimin e krishterë. Kjo parodi fyese që synon të tallet me Darkën e Fundit të Zotit tonë Jezu Krisht, ngjarja më e shenjtë e besimit tonë, ka prekur thellësisht të krishterët në mbarë botën.”
Ai tha se lojërat olimpike duhet të synojnë të nxisin “harmoninë dhe paqen midis komuniteteve”.
“Në vend të kësaj, ato janë kthyer në një platformë për fyerjen dhe degradimin e një feje me mbi dy miliardë besimtarë për hir të një pakice të vogël”, tha kryepeshkopi.
Mashalian tha se komuniteti LGBT “nuk toleron as kritikën më të vogël” për të drejtat e tyre dhe kjo “sjellje e papranueshme dhe mosrespektuese” do të shkaktojë dëme në kauzën e tyre.
Mashalian shprehu optimizëm se “çështjet që kanë lënë në hije Lojërat Olimpike edhe para fillimit të tyre do të zgjidhen, duke lejuar që lojërat t’i shërbejnë qëllimit të tyre të vërtetë”.
Rishfaqja e përshkrimit të Leonardo da Vinçit të darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij provokoi një reagim të ashpër, duke nxitur kritika dhe denoncime nga Bota e Krishterë.