RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK-ja e Aleanca paralajmërojnë protesta masive nëse nuk vazhdon seanca konstituive

pdk-ja-e-aleanca-paralajmerojne-protesta-masive-nese-nuk-vazhdon-seanca-konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve.

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore, ndërsa për këtë, sipas saj, nevojiten institucione funksionale.

“Ne sot kemi ardhur edhe nga Vushtrria. Nga një komunë me qytetarë punëtorë, me biznese, me të rinj dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Por që nuk po e merr vëmendjen e duhur nga qeveria, as mbështetjen prej saj. Vushtrria ka nevojë për investime, për projekte zhvillimore dhe për një qeveri që i trajton komunat dhe qytetarët me përgjegjësi. Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të ndihen të lënë anash. Edhe pikërisht për këtë na duhen institucione që punojnë, na duhet një kuvend funksional, ku këto çështje ngrihen, diskutohen dhe kërkohet llogaridhënie. Prandaj, kërkesa është e thjeshtë. Procesi duhet të kthehet në kuvend, seanca duhet të vazhdojë, institucionet duhet të konstituohen”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se aksionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre për, siç u shpreh, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës për të gjashtën ditë radhazi jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurtit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të konstituojë institucionet e vendit për cka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mos ta keqpërdorë këtë besim. Albin Kurti ka kapur qeverinë, presidencën, kuvendin e mbi të gjitha e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e saj të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve. Jemi edhe sot, për të gjashtën ditë radhazi dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”, tha ajo.

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit.

Edhe
PDK-ja mblidhet para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive
Arbëri 17 gus 2026
PDK-ja mblidhet para Qeverisë, paralajmëron sërish letër për thirrjen e seancës konstituive
Kadrijaj ka thënë se nëse vazhdon kjo situatë dhe Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ata do të vazhdojnë me protesta të cilat do të jenë edhe masive.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka qartësuar periudhën kohore se cilat do të jenë ato periudha që duhet të konstituohet kuvendi edhe me pas zgjedhja e presidentit. Kto pikërisht janë arsyet, ne kemi kërkuar që të respektohet. Askush nuk është mbi ligjin. E mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon që është njëfarë shefi që mundet me bë dhe me interpretu ligjin dhe kushtetutën ashtu siç i dëshiron vetë. Kjo nuk do të ecë, ne nuk do të ndalemi së organizuari deri në konstituimin e plotë edhe të kuvendit po edhe zgjedhjen e qeverisë. E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e kuvendit, ta konstituojë në plotni kuvendin po edhe zgjedhjen e qeverisë. Nuk ka rrugë kthim prapa, nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ne do të vazhdojmë me protesta të cilat do të jenë edhe masive”, tha ajo.

Related posts

Përfundoi votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë

admin

UNICEF paralajmëron: Fëmijëve në Sudan “u mbaron koha” ndërsa përkeqësohet kequshqyerja

Hevzi

Haxhiu e Hargreaves flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

Kushtrim Guraj