RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK: Në seancë marrim pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi

pdk:-ne-seance-marrim-pjese-vetem-kur-te-shperbehet-kuvendi

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiritha se në seancë marrin pjesë vetëm kur të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës.

“Kjo bllokadë do të vazhdojë deri në seancën kur do të shpërbëhet Kuvendi. Ne u kemi dhënë mbështetje të gjitha ligjeve që kanë qenë jetike për qytetarët e Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare. Ju e shihni që ka ikje masive nga Kosova, prandaj ne si GP marrim pjesë atëherë kur do të shpërbëhet Kuvendi sepse kjo mazhorancë nuk e meriton asnjë moment”, tha Tahiri.

“Kërkova që nga kryetari që seancat e ftuara të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Ju e dini që në seancën e mbajtur para dy javësh është thirrur anti-kushtetuese dhe e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, raporton EO.

“Ne si GP kërkuam që të premten kur mbahet seanca të kemi një diskutim mbi bisedat që kemi dëgjuat nga eksponentë të VV së bashku me nënkryetarin e Listës Serbe dhe të kemi një diskutim se mbi çfarë diskutimi është bërë me njeriun që është në listën e zezë të ShBA-së. Është refuzuar nga mazhoranca dhe nuk pat kuorum dhe i bie që pa kuorum të thërrasë seancën e radhës”, tha Tahiri.

Related posts

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, oficerët dhe trupat trajnohen për të qenë në gatishmëri në rast të miratimit të ligjit ushtarak

admin

UNRWA: 17,000 fëmijë jetimë në Gaza

admin

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Kosova shpall ditë zie 3 korrikun

admin