RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK pranon ftesën e Kurtit për t’u takuar në një dark pune

pdk-pranon-ftesen-e-kurtit-per-t’u-takuar-ne-nje-dark-pune

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u takuar një në dark pune.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, i cili tha se kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi do to marrë pjesë në takim të hënën.

Abdullahu tha se pjesëmarrja e Krasniqit do të jetë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha Abdullahu.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, mbrëmë në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 tha se LDK-ja ende nuk e ka konfirmuar ftesën, pasi që partia e tij nuk e sheh të arsyeshme që të diskutohet rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

“Nuk e kam njoftimin që ka ndonjë konfirmim, për aq sa kam mundur ta vërej nuk ka ndonjë disponim për t’u realizuar ky takim. Sepse, bëhet fjalë për agjendën e Kuvendit. Nuk e shohim të natyrshme që kjo temë të bartet në zyrat apo në të drejtën e kryeministrit”, ka thënë Quni.

Ndërkaq, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK). Në letrën të cilën e ka dërguar bëhet e ditur se takimi është paraparë të mbahet të hënën më 13 maj në orën 18:30 në një nga hotelet e kryeqytetit.

Related posts

Kina dhe Serbia zotohen për “miqësi të çeliktë”

admin

EMRI/ Vrau me çekiç bashkëshorten e tij rumune, ja me sa vite burg dënohet shqiptari në Itali

admin

Një person në Prishtinë humb jetën në vendin e punës

rezart morina