RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një person në Prishtinë humb jetën në vendin e punës

nje-person-ne-prishtine-humb-jeten-ne-vendin-e-punes

Një person ka humbur jetën të dielën në Prishtinë në vendin e tij të punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore pasi e kanë zënë disa panele druri.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF në Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vepra është cilësuar “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Related posts

“Armë të ndjeshme amerikane janë vjedhur në Siri dhe Irak”

Muhamet Ramadani

Karriera politike e Edi Ramës: Nga laboratorët e Sorosit te gjunjëzimi në Knesset

RTI

Barazimi me Shqipërinë, kryeministri i Kroacisë komenton rezultatin: Edhe ndodh, topi është i rrumbullakët, por…

admin