RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK propozon rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike – thërret seancë të jashtëzakonshme për të enjten

pdk-propozon-rezolute-per-uljen-e-cmimit-te-energjise-elektrike-–-therret-seance-te-jashtezakonshme-per-te-enjten

Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta nis të enjten me seancë të jashtëzakonshme për çështjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Me mbështetjen e 40 deputetëve nga partitë tjera opozitare, si Grup Parlamentar i PDK-së kemi thirr seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka gjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar mund të fillojë sesa me diskutimin për çmimin e energjisë”, tha Tahiri.

Ai shtoi se kanë propozuar gjithashtu një rezolutë për uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave.

“I dini shqetësimet e qytetarëve që po paguajnë çmimet e larta të energjisë në vendin tonë. I kemi propozuar Kuvendit edhe një rezolutë në bazë të cilës kërkojmë uljen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok tarifave. Ditën e enjte do ta kemi vetëm këtë seancë të propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së”, tha Tahiri.

Related posts

Escobari e Lajçaku nesër në Kosovë

admin

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërrin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina

Gazetari Manaj: Kryeministri britanik kërkon të marrë vota duke goditur emigracionin

admin