I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është deklaruar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të çojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respekt të ndërsjellë.
Ai ka përmendur rastin e zgjidhjes së problemit të Irlandës së Veriut, si opsion në bisedimet Prishtinë-Beograd.
“Kjo [Marrëveshja e Belfastit] është një mësim I mirë për pajtim. Ka të bëjë me koncesione, me negociatat, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach për Tanjug.
Marrëveshja e Belfastit ndryshe njihet edhe si Marrëveshja e së Premtes së Mirë, përmes së cilës palët kundërshtare kishin gjetur zgjidhje në rastin e Irlandës së Veriut, 25 vjet më parë