RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peleshi: Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

peleshi:-shqiperia-eshte-aleate-e-besueshme-ne-nato-dhe-faktor-stabiliteti-ne-ballkanin-perendimor

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka deklaruar se Shqipëria është aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.

Kryeparlamentari i Shqipërisë ka bërë të ditur në rrjetet sociale se ka realizuar një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Michael Rigas.

“Në fokus partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA, bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguri, avancimi i reformave dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri. Shqipëria, aleate e besueshme në NATO dhe faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Peleshi.

Peleshi zhvilloi një vizitë disa ditore në SHBA ku mori pjesë në Forumin për Sigurinë të organizuar nga Kongresi Amerikan, ndërkohë realizoi edhe takime me zyrtarë të ndryshëm amerikanë.

Related posts

Parlamenti skocez zgjedh Humza Yousaf-in ministër të parë

admin

Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë

admin

Operacioni kundër fajdexhinjve, shtatë të arrestuar deri më tani – Sveçla publikon pamje

admin