RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pelosi largohet nga Tajvani mes zemërimit të Kinës

pelosi-largohet-nga-tajvani-mes-zemerimit-te-kines

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është larguar nga Tajvani pas një vizite të shkurtër por të diskutueshme.

Pelosi, politikania më e lartë amerikane që e ka vizituar Tajvanin në 25 vjet – u largua të mërkurën pas takimit me liderët në kryeqytetin Taipei, raportoi BBC të mërkurën.

Por vizita e saj, si pjesë e një turneu më të gjerë aziatik, ndezi zemërim në Pekin pasi ajo injoroi paralajmërimet e tij për të mos udhëtuar në ishull.

Tajvani është i vetëqeverisur – por Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të bashkohet me të.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, tha se “ata që luajnë me zjarrin nuk do të kenë një fund të mirë dhe ata që ofendojnë Kinën do të ndëshkohen”.

“Shtetet e Bashkuara po shkelin sovranitetin e Kinës nën maskën e të ashtuquajturës demokraci,” shtoi ai.

Si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Pelosi është e dyta në radhë pas presidencës amerikane, pas zëvendëspresidentes, Kamala Harris. /koha

Related posts

​Mbyllet thirrja për subvencionim për izolim të shtëpive

admin

Artistët palestinezë përdorin grafite për të shfaqur problemet mjedisore të Gazës

Muhamet Ramadani

Sërish zbarkojnë barka me emigrantë në Lampeduza

Muhamet Ramadani