RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski dhe Vuçiq takohen në manastirin Prohor Pçinski

pendarovski-dhe-vuciq-takohen-ne-manastirin-prohor-pcinski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, qëndron në vizitë pune në Serbi ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton Anadolu.

Vuçiq është shprehur se nuk e ka problem të thotë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk janë vetëm miq, por kanë marrëdhënie vëllazërore si kombe që do të vazhdojnë të zhvillohen.

Vuçiq e priti kolegun e tij në manastirin Prohor Pçinski, ku në prani të besimtarëve u mbajt liturgji e përbashkët e kishës ortodokse serbe dhe maqedonase, ndërsa Pendarovski dhe Vuçiq vendosën kurorë me lule.

Ky manastir ka një rëndësi të madhe historike për Maqedoninë e Veriut, sepse aty është mbajtur seanca e parë e Kuvendit Antifashist të Çlirimit Popullor të Maqedonisë, që konsiderohet si fillimi i shtetësisë.

Presidentët zhvilluan një takim dhe më pas mbajtën konferencë të përbashkët për media.

“Fakti që ky manastir ndodhet në një territor të huaj, nuk do të thotë se ne nuk duhet të vijmë të nderojmë ata që kanë bërë atë akt shtetformues shumë vite më parë. Jam veçanërisht mirënjohës që këtë vit na priti një delegacion serb i udhëhequr personalisht nga presidenti”, tha Pendarovski.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut e vizitoi këtë manastir në të njëjtën datë vitin e kaluar, kur u kremtua liturgjia e përbashkët e dy kishave ortodokse për herë të parë pas 80 vitesh.

“Shpresoj që kjo të mbetet një traditë e mirë që nuk do të ndërpritet. Shpresoj që vitin e ardhshëm do të shihemi sërish në këtë vend për të nderuar personalitetet tona të mëdha kombëtare”, theksoi Pendarovski.

Vuçiq tha se vizita e Pendarovskit është konfirmim i marrëdhënieve të jashtëzakonshme ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e kam problem të them se ne nuk jemi vetëm miq, por edhe si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore, apo është edhe më bukur të thuash marrëdhënie motrash. Në çdo rast, besoj se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen. Shkëmbimi ynë tregtar është një miliardë e gjysmë euro në vit, besoj se do të vazhdojë të rritet. Ne bëjmë shumë gjëra së bashku për t’ua lehtësuar jetën dhe standardet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.

Related posts

Numri i policëve serbë të dorëhequr arrin në shtatë, Osmani: Autor Beogradi, BE-ja të ndërmarrë veprime

admin

Votimi final, liberalizimi i vizave për Kosovën javën tjetër në Parlamentin Evropian

admin

Rusia: Izraeli dhe SHBA pengojnë krijimin e shtetit të Palestinës

admin