RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Numri i policëve serbë të dorëhequr arrin në shtatë, Osmani: Autor Beogradi, BE-ja të ndërmarrë veprime

numri-i-policeve-serbe-te-dorehequr-arrin-ne-shtate,-osmani:-autor-beogradi,-be-ja-te-ndermarre-veprime

Presidentja Vjosa Osmani i ka fajësuar autoritetet në Beograd për dorëheqjet e fundit të zyrtarëve serbë nga Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se frikësimi dhe shantazhi i strukturave të Beogradit kanë pasur gisht në këto dorëheqje. Sipas saj deri më tani janë dorëhequr 7 policë serbë.

Këto komente e para e shtetit i ka bërë në konferencën për media pas takimit me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

“Momenti i fundit kur i numërova numri i dorëheqjeve kishte shkuar deri në 7. Sipas hetimeve të institucioneve tona kjo ka ardhur si pasojë e frikësimit e shantazhimit ndaj tyre nga Serbia. Ky shtet fatkeqësisht po vazhdon me agresion të hapur ndaj Kosovës. Po vazhdojnë që me institucionet e veta ilegale në Kosovë t’i bëjnë shantazh qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit. Veprimet e tilla janë shkelje flagrante të marrëveshjeve të parapara, pres nga BE që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit por edhe për shkeljet e standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Osmani, raporton RTK.

Tutje ajo ka thënë se autori i vetëm i këtyre dorëheqjeve është Serbia.

“Ma kanë konfirmuar në çdo takim që presioni ndaj policëve serb vjen nga strukturat e tyre paralele, autori është në Beograd”, ka thënë ajo.

Related posts

Udhëtarët britanikë përballen me pritje të gjata në kufirin francez, Britania akuzon Francën për kaosin

admin

Izraeli shkatërron një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në Kudsin Lindor

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologun italian mbi konfliktin në Lindjen e Mesme

Hevzi