RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski: Ka kaluar koha kur Shqipërinë e shihnim si kërcënim të sigurisë për Maqedoninë e Veriut

pendarovski:-ka-kaluar-koha-kur-shqiperine-e-shihnim-si-kercenim-te-sigurise-per-maqedonine-e-veriut

RMV: Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tha se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Pendarovski tha Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO dhe nuk paraqet kërcënim të sigurisë për vendin.
“Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Mos harroni. Republika e Shqipërisë është anëtare e NATO-s”.

“Republika e Shqipërisë bashkë me ne nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Republika e Shqipërisë është mik i yni. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha mes tjerash Pendarovski.

Related posts

Disa izraelitë të lënduar në sulmin në Jerusalem

admin

Sulmet ruse shkaktojnë dëme në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë

admin

Turqi, shpëtohen 300 emigrantë në brigjet e rajonit Kaş në Antalya – VIDEO

admin