RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pentagoni njofton Kongresin se operacionet ndaj Iranit kanë kushtuar 43,6 miliardë dollar

pentagoni-njofton-kongresin-se-operacionet-ndaj-iranit-kane-kushtuar-43,6-miliarde-dollar

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së u ka thënë komisioneve të mbrojtjes të Kongresit se operacionet ushtarake kundër Iranit kanë kushtuar rreth 43,6 miliardë dollarë deri më 3 shtator, transmeton Anadolu.

Duke iu referuar një vlerësimi të ri të Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), të shqyrtuar nga zyrtarë të Kongresit, raportimet e mediave tregojnë një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerësimin e mëparshëm publik të Pentagonit prej 37,5 miliardë dollarësh.

Sipas vlerësimit të CENTCOM-it, shuma e përgjithshme përfshin 11,2 miliardë dollarë në kosto shtesë operacionale tashmë të alokuara nga Pentagoni, rreth 28,1 miliardë dollarë për zëvendësimin e municioneve të përdorura gjatë konfliktit dhe 4,3 miliardë dollarë për zëvendësimin e pajisjeve ushtarake të humbura gjatë operacioneve.

Vlerësimi i ri i kostos vjen derisa janë ngritur pikëpyetje lidhur me numrin e viktimave në konflikt. Sipas Pentagonit, 19 pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë dhe më shumë se 750 janë plagosur që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit më 28 shkurt.

Megjithatë, Washington Post raportoi se numri real i ushtarakëve amerikanë të vrarë mund të jetë më i lartë, duke iu referuar gjashtë zyrtarëve të njohur me këto të dhëna.

Sipas raportimit, pesë prej zyrtarëve thanë se të paktën 22 pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë. Një zyrtar i gjashtë, i cili, ashtu si të tjerët foli në kushte anonimiteti, tha se numri i të vrarëve që nga 28 shkurti është 23.

Related posts

Fillon samiti i NATO-s në Ankara

Irfan Jahiu

Kina në ditën e fundit të stërvitjeve ushtarake rreth Tajvanit

admin

Katari rifillon të gjitha aktivitetet detare pas pauzës njëjavore

admin