Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) publikoi një video, që sipas tyre tregon momentin kur avioni rus godet dronin amerikan mbi Detin e Zi të martën, raporton Anadolu.
Pentagoni ka publikuar pamjet, për siç thonë, se aeroplani rus ka hedhur karburant mbi dronin vëzhgues të Forcave Ajrore të SHBA-së teksa e intercepton atë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi.
“Videoja prej 42 sekondash tregon një Su-27 rus që i afrohet pjesës së pasme të dronit MQ-9 dhe fillon të hedhë karburant. Hedhja e karburantit duket se ka për qëllim paaftësimin e instrumenteve të tij optike dhe ta nxjerrë atë nga zona”, tha Pentagoni.
Gjatë afrimit të dytë, i njëjti avion ose një tjetër avion luftarak rus që shoqëronte MQ-9 goditi helikën e dronit, duke ia dëmtuar njërin teh, tha ushtria amerikane.
Ushtria amerikane më tej shton se pas dëmtimit të helikës së dronit Reaper MQ-9, ai u rrëzua në Detin e Zi.
Videoklipi i publikuar nga Pentagoni nuk tregon ngjarjet para ose pas incidentit të rënies.
Pas incidentit, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe shefi i shtabit të SHBA-së, gjenerali Mark Milley patën një bisedë telefonike me homologët e tyre rusë.
Official footage released by the U.S. Air Force of the collision between a Russian Su-27 and US MQ-9 over the Black Sea. pic.twitter.com/kZaYUyXzVm
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) March 16, 2023