RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për BE-në deeskalimi në veri s’ka përfunduar

per-be-ne-deeskalimi-ne-veri-s’ka-perfunduar

Bashkimi Europian nuk e konsideron të përmbyllur çështjen e depërshkallëzimit të situatës në katër komunat në Veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime duke e reduktuar praninë e policisë nga dhe përreth objekteve atje, 2 herë nga 25 përqind, por kjo nuk mjafton për BE’në.

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell pas takimit të 14 shtatorit ku Kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq nuk arritën ndonjë marrëveshje, e ka përmendur edhe këtë çështje.

“Janë ndërmarrë disa hapa nga Kosova dhe ne i mirëpresim – disa – por ata nuk përmbushin kërkesat e bëra për deeskalim të plotë”, ka thënë Borrell.

“Si kujtim, të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian – të gjitha së bashku – kanë kërkuar qartësisht hapa konkretë për zgjidhjen e krizës aktuale.

Janë ndërmarrë disa hapa nga Kosova dhe ne i mirëpresim – disa – por ata nuk përmbushin kërkesat e bëra për deeskalim të plotë” ka theksuar ai.

Tutje Borrell u ka kërkuar veprime të dyja palëve në mënyrë që të mbahen zgjedhje në ato komuna.

“Ne përsëri i kërkuam të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në veri të Kosovës për të de-përshkallëzuar situatën, për të shmangur çdo destabilizim të mëtejshëm dhe për të mundësuar mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të reja të parakohshme lokale. Nuk mund të rrimë e të presim krizën e radhës. Kjo duhet të ndodhë menjëherë, në përputhje me kërkesat e bëra nga Bashkimi Europian dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar”, ka thënë kryediplomati europian.

Related posts

Zbulohet platforma e re e komunikimit të grupeve kriminale, çfarë është “Ghost” që Europol heq nga qarkullimi! Në pranga 51 persona

admin

Astronomët zbulojnë një vrimë të zezë me përmasa të rralla

Muhamet Ramadani

Përplasje në Kuvendin e Prishtinës, asamblisti i LDK-së: Një militant i LVV-së më ka fyer rëndë

admin