RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetMaqedoni

Për çfarë dyshohet Artan Grubi? Detajet e rastit që çuan në arrestimin e tij

per-cfare-dyshohet-artan-grubi?-detajet-e-rastit-qe-cuan-ne-arrestimin-e-tij

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u arrestua sot në pikën kufitare Bllacë, pasi ndaj tij ishte aktive masa “Arresto”, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Grubi dyshohet për përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në kuadër të hetimeve që lidhen me Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Sipas autoriteteve, gjatë vitit 2023 dyshohet se janë shkaktuar dëme mbi 8 milionë euro në buxhet përmes veprimeve të paligjshme.

Në mesin e të dyshuarve për rastin përmenden edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka konfirmuar se kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori.

Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Grubi ishte larguar më herët drejt Kosovës. Vetë Grubi i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk ishte arratisur, por ndodhej jashtë vendit për vizitë private.

Related posts

Beteja e pathënë e Erdoganit kundër jo thjesht ca të pacipëve…

Hevzi

Analizë: Vdekja e Raisit vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme dhe vetë Iranin

admin

Akuzohet si udhëheqësi i sulmit në Banjskë, konfiskohen tre prona të Milan Radoiçiç, Lista Serbe reagon ashpër

admin