RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Për pesë vjet 59 raste me Hiv në Kosovë

per-pese-vjet-59-raste-me-hiv-ne-kosove

Për pesë vjet në Kosovë janë diagostikuar 59 persona, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Hiv Aids. E meshkujt vazhdojnë të prijnë në numër, sa i përket infektimit me këtë virus. Nga 59 rastet vetëm 5 nga to janë femra dhe se 54 raste janë mashkuj.

E numri i të prekurve ka ndryshuar nga viti në vit.

Gjatë vitit 2023 në Kosovë janë paraqitur 20 raste, të cilat kanë rezultuar pozitiv me HIV Aids. E në të gjitha këto raste janë meshkujt ata që kanë rezultuar pozitiv dhe se gjatë këtij viti, asnjë femër nuk është diagnostikuar me Hiv, shkruan Indeksonline.

Gjatë vitit 2023, numri i personave me HIV është për një më i vogël se sa në vitin 2022, në të cilin kanë rezultaur pozitiv me HIV Aids 21 persona. Një nga të cilët është e gjinisë femrore.

Ndërkaq në vitin 2021 numri i të infektuarve me HIV Aids ka qenë dukshëm më i vogël. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë këtij viti janë evidentuar vetëm 9 raste me Hiv Aids prej të cilave një femër.

E në vitin 2020 numri i të infektuarve me HIV Aids ka qenë dukshëm më i vogël. Gjatë këtij viti pozitiv me Hiv kanë qenë vetëm dy raste, një femën dhe një mashkull.

Ndërkaq gjatë vitit 2019 janë diagnostikuar shtatë raste me Hiv Aids, pesë nga ta meshkuj dhe dy femra./

Related posts

Policia: Protesta në veri të Mitrovicës e qetë, morën pjesë qytetarë edhe nga rajonet tjera

rezart morina

FOTO+VIDEO/ Dy ditë pas atentatit, Donald Trump shfaqet me veshin e fashuar. Pritet me entuziazëm në Milwaukee

admin

“Nuk ka vendim” për mbyllje të kufijve në Rusi

admin