RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Për të parandaluar ikjen e mjekëve, Qeveria aprovon pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim

per-te-parandaluar-ikjen-e-mjekeve,-qeveria-aprovon-pagesen-e-580-specializanteve-me-vetefinancim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka aprovuar dy kërkesa të Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 580 specializantëve.

Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2023. Dhe gjithashtu pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo pagesë është stimulim për të parandaluar ikjen e kuadrove shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë përmes politikave shëndetësore si dhe përmes zbatimit të legjislacionit në fuqi, parasheh shkollimin specialistik me qëllim aftësimin në fusha të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Specializantët që i nënshtrohet këtij shkollimi profesional dallojnë për sa i përket kategorive të financimit me buxhet të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me buxhet të komunave e institucioneve private apo me vetëfinancim. Numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”, tha Vitia.

“Sipas analizave që konstatojnë numrin e të vogël për kokë banori, ngrihen shqetësime për sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore të popullatës. Përveç kësaj, edhe vendet tjera ka një kohë që përballen me këtë problematikë ndaj së cilës kanë ndërmarrë hapa për të rritur numrin e mjekëve përmes stimulimit dhe krijimit të një ambienti tërheqës për ta. Nën ndikimin e këtyre masave, Kosova po ndikohet drejtpërdrejt me ikjen e kuadrove shëndetësore”.

Ai shtoi se me vendimin e marrë do të ndikohet pozitivisht në ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse shëndetësore e që qytetarët do të kenë qasje më të lehtë e më të shpejtë në shërbimet shëndetësore.

Related posts

Shkëmbim i ri i të burgosurve Rusi-Ukrainë, përfshirë 82 ushtarakë dhe 2 civilë

rezart morina

Marrëveshja me Serbinë për energjinë, Kurti: Lajm i mirë, vendit i është shkaktuar dëm i madh nga mosinkasimi

admin

Osmani në Pragë takon sot kancelarin Scholz dhe presidentin Macron

admin