RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

“Për tri javë, 13 mjekë lëshuan punën në QKUK”

“per-tri-jave,-13-mjeke-leshuan-punen-ne-qkuk”

13 mjekë kanë hequr dorë nga marrëdhënia e punës me Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës brenda tri javëve të fundit, ka thënë për Ekonomia Online kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu.

Sejdiu thotë se arsye për ikjen e tyre nga sistemi publik, janë të shumta, duke filluar nga paga e ultë e deri te kushtet e punës.

Sipas tij, kompensimi jo i duhur financiar, është arsyeja që sistemi publik po braktiset nga mjekët.Sejdiu ka folur edhe për koeficientin e caktuar nga Qeveria, me ç’rast thotë se mjekët janë të kënaqur.

“Nuk është e gjithë çështja e se të gjithë janë koncentruar në shumën e koeficientit. Ne problemin e shohim në pjesë tjetër të ligjit. Tek pjesa narrative, te shtesat, tek pagesat e kujdestarive aty është problemi më i madh që duhet të reflekton me problemin e punëve të përditshme të mjekut, por edhe të punëtorëve tjerë shëndetësorë aty shumë pak janë të fokusuar. Ne si mjekë mund ta konsiderojmë se jemi renditur mirë, e pranueshme se sa do të jetë koeficienti ajo është e Qeverisë, por se 1 nga 3 arsyet që mjekët janë duke e lëshuar Kosovën, mjekët janë duke e lëshuar sistemin publik kah privati është pikërisht edhe kompensimi financiar”, thotë Sejdiu.

Arsye e dytë që sistemi publik shëndetësor po braktiset nga mjekët, janë edhe kushtet e punës.Sejdiu thotë se për vetëm tri javë, 13 mjekë e kanë lëshuar punën në QKUK, si pasojë e pagës së ultë dhe kushteve të punës.Këtë të fundit, thotë se më së miri po ia ofron sektori privat.

Vetëm për këto tri javë i kemi 13 edhe ma shumë tani që është më agresive sektori privat do t’i tërheq sepse nuk është njëjtë të paguhen mjeku specialist me një rrogë 1200 euro siç flitet do të thotë nëse shkon 100, 110 në 1300 euro sikur në sektorin privat që i merr minimum 2500 deri në 3000 euro”, thotë ai.

“Dallimin e bën prapë e bën për kushtet e punës, nëse kushtet e punës rregullohen paga edhe më e ulët se e sektorit privat do të bënte që mjekët të qëndrojnë, por kushtet e punës edhe ndërlidhja me pagën ato çka do të duhej të sigurojnë një jetë dinjitoze janë ato determinante çka do të bëhet suksesin apo dështimin e sektorit publik”, thotë Sejdiu.

Related posts

“100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për “Dritaren e investimeve!

RTI

Ja çfarë i bën trupit një filxhan kafe minutë pas minute

RTI

Samiti i NATO-s në Bukuresht, Xhaçka: Shqipëria u rikonfirmua si faktor kyç në stabilitetin e rajonit

admin