RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Samiti i NATO-s në Bukuresht, Xhaçka: Shqipëria u rikonfirmua si faktor kyç në stabilitetin e rajonit

samiti-i-nato-s-ne-bukuresht,-xhacka:-shqiperia-u-rikonfirmua-si-faktor-kyc-ne-stabilitetin-e-rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Bukuresht.

Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga Lindja.

“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën. Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës, por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Ministeriali i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zhvillua në Pallatin e Parlamentit të Rumanisë, në Bukuresht. /atsh

Related posts

Gaza, rritet në 29.313 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Pas një muaji e gjysmë riaktivizohet faqja në “facebook” e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

RTI

Sulmi rus la pas mbi 50 të vrarë në Poltava, Ukraina zotohet për hakmarrje! Zelenksy paralajmëron se do të rrisë prodhimin e armëve në vend

admin