Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po fliste në Kongresin Amerikan, zona të ndryshme në Rripin e Gazës u bombarduan nga avionët luftarakë dhe artilerisë së ushtrisë izraelite, raporton Anadolu.
Dëshmitarët okularë në rajon për Anadolu thanë se avionët luftarakë izraelitë lëshuan bomba mbi një grup palestinezësh të mbledhur në qytetin Beit Lahia.
Njëkohësisht, disa lagje të qytetit të Gazës u shënjestruan këtë herë nga artileria izraelite.
Njësia e Mbrojtjes Civile nga faqja e tyre në Telegram njoftoi se disa qytetarë në zonën e Projektit Beit Lahia ishin objektivë e avionëve luftarakë izraelitë.
Nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me numrin e të vdekurve dhe të plagosurve si pasojë e sulmeve ajrore dhe zjarrit të artilerisë.
Përderisa Netanyahu po mbante fjalimin e tij në Kongresin Amerikan, mijëra demonstrues mbajtën marshime të mëdha në rrugët e Washingtonit me kërkesë për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për ndalimin e furnizimit të Izraelit me armë.
Al mismo tiempo que Netanyahu era ovacionado por el Congreso de EEUU y decia que no asesina a civiles en Gaza, sus aviones de guerra bombardeaban a un grupo de civiles en Beit Lahia, en el norte de Gaza, perpetrando una masacre.
Nunca un genocidio fue tan insultante e impune. pic.twitter.com/NGkIkbSDKq
— Daniel Mayakovski (@DaniMayakovski) July 24, 2024