RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg dhe Zelensky diskutojnë fundin e marrëveshjes së grurit përmes Detit të Zi

stoltenberg-dhe-zelensky-diskutojne-fundin-e-marreveshjes-se-grurit-permes-detit-te-zi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky diskutuan fundin e marrëveshjes së grurit nga Rusia dhe marrëdhëniet e Ukrainës me NATO-n gjatë një bisede telefonike dje në mbrëmje.

“Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e Moskës për të përdorur si armë ushqimin. Aleatët do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet dhe pas Samitit të NATO-s, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më pare”, tha Stoltenberg në Twitter.

Zelensky tha gjithashtu në Twitter se ata diskutuan hapat për të mundësuar sërish transportin e grurit përmes Detit të Zi, dhe për ta garantuar atë në afat të gjatë.

Rusia i dha fund marrëveshjes ndërkombëtare të grurit të hënën, e cila i kishte lejuar Ukrainës të shiste rreth 33 milionë tonë grurë dhe ushqime jashtë vendit që nga vera e kaluar, pavarësisht pushtimit të vazhdueshëm rus në Ukrainë.

Marrëveshja nuk ishte vendimtare vetëm për ekonominë e Ukrainës, por edhe për zinxhirët globalë të furnizimit me ushqime.

Që nga përfundimi i marrëveshjes, Moska ka sulmuar objektet e magazinimit të grurit në qytetin port të Odesës, një nga portet përmes të cilit Ukraina transportonte grurë. /atsh

Related posts

Detaje për plagosjen në veri, Policia përgënjeshtron mediat serbe se këta të fundit shtinë me armë ndaj dikujt

Muhamet Ramadani

Një kishë në Liban tregon solidaritet duke hapur dyert për myslimanët e zhvendosur nga sulmet izraelite

RTI

Erdoğan: Iz’raeli që ka shk’atërruar Ga’zën, tani i ka vënë sytë Li’banit

Muhamet Ramadani