RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon dita e dytë e gjykimit – mbrojtja dhe të akuzuarit hedhin poshtë akuzat e prokurorisë

perfundon-dita-e-dyte-e-gjykimit-–-mbrojtja-dhe-te-akuzuarit-hedhin-poshte-akuzat-e-prokurorise

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ekipet mbrojtëse të Thaçit, Veselit e Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse.

Kryetari i trupit gjykues, tha se seanca tjetër gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00, në të cilën pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Krasniqit.

“Këtu mbyllet seanca e sotme publike. Do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së z. Krasniqi”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Më poshtë gjeni të përmbledhur ditën e dytë të gjykimit:

-Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe tha se klienti i tij nuk ka pasur kontroll efektiv mbi UÇK-në dhe se nuk ka pasur mundësi që t’i parandalonte apo ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona.

-Kehoe gjithashtu zbuloi një bisedë që Thaçi e kishte zhvilluar në vitin 1999 me Joe Biden, tashmë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Avokati tjetër i Thaçit, Luka Misetiç para trupit gjykues publikoi disa video të vitit 1999, ku shihej Thaçi duke takuar shume qytetarë në Kosovë, dhe duke kërkuar që të ulen tensionet e të mos ketë më konflikte mes qytetarëve.

-Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u deklarua i pafajshëm.

-Ai gjithashtu u shpreh se i vjen keq që në këtë proces nuk mund të dëshmojnë Albright, Rugova, Demaçi e shumë figura të tjera.

-Mbrojtja e Kadri Veselit tha se prokuroria nuk ka asnjë provë që klienti i tij ka kryer krime.

-Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar

-Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij.

Related posts

SHBA: Qeveria izraelite nuk ka paraqitur planin humanitar për qytetin Rafah në rast të një operacioni

admin

Maqedonci takohet me Ulutaş, diskutuan për situatën e sigurisë pas sulmit në Banjkë

admin

Rritet në 15.523 numri palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit ndaj Gazës

rezart morina