RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfundon faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc të Kumanovës

perfundon-faza-e-pare-e-punimeve-ne-xhamine-“koxha-mehmed-beu”-ne-tabanoc-te-kumanoves

Ka përfunduar faza e parë e punimeve në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc, njofton Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame-Kumanovë.
Punimet në këtë fazë kanë përfshirë pastrimin e hapësirës së jashtme dhe vendosjen e kufijve të oborrit të xhamisë. Sipas Muftinisë, punimet janë realizuar në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe faza e dytë.
Muftinia e BFI-së Kumanovë ka shprehur falënderim të veçantë për ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, për përkrahjen në këtë proces.
Falënderime janë adresuar edhe për këshilltarin shtetëror për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe anëtarin e Kabinetit të Ministrit, mr. Afet Jasharin, drejtorin e Drejtorisë për Konservim, Aleksandar Jordanovskin, si dhe për besimtarët nga vendi dhe diaspora që kanë kontribuar në realizimin e punimeve.
Muftinia e Kumanovës thotë se puna do të vazhdojë me fazën e dytë, me synimin për përmirësimin dhe ruajtjen e kësaj xhamie./ina-online/

Related posts

Fillon sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Hevzi

Top 100 kompanitë e armëve rrisin shitjet gjatë vitit 2021

admin

Gjendje e jashtëzakonshme në Lampedusa, emigrantët transferohen në Siçili

admin